Bayern dhe Dortmund kryejnë me sukses misionin. Leipzig me “manita” (video)

7 Nëntor 2026
17:28
Telesport
back button

Bayern Munich ka fituar 1-2 në transfertën ndaj Mainz, në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Bundesligës. Vendasit barazojnë shifrat në minutën e 41-të me koreano-jugorin, Jae-Sung Lee, i cili shënoi me kokë pas një dalje të gabuar të Manuel Neuer, gjatë një goditjeje dënimi. Megjithatë, ndërhyn VAR dhe pas 4-5 minutash, vendoset që goli të anullohet për pozicion jashtë loje. Në fund të pjesës së parë, Neuer del i dëmtuar dhe zëvendësohet nga Jonas Urbig. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Bayern. Lennart Karl dyfishon shifrat në minutën e 57-të, pas asistit të Harry Kane. Phillip Tietz shënoi golin e vetëm për vendasit në minutat shtesë të pjesës së dytë.

Dortmund po ashtu ka kryer me sukses misionin ëpr këtë javë, duke fituar në shtëpi 2-1 ndaj Elversberg. Pjesa e parë në “Signal Iduna Park” u mbyll në barazim pa gola. Në pjesën e dytë për verdhezinjtë shënoi dy gola Felix Nmecha, ndërsa për miqtë ngushtoi shifrat Noel Futkeu.

Leipzig po ashtu fitoi në shtëpi 5-2 ndaj Augsburg. Miqtë shënuan që në minutën e parë me Anton Kade. Leipzig përmbysi shifrat brenda pjesës së parë, fillimisht me dy gola për dy minuta, me dy asiste nga Brajan Gruda.

Ezechiel Banzuzi shënoi me një goditje me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 33-të. Në minutën e 35-të ishte Christopher Nkunku që shënoi golin e dytë. David Raum shënoi golin e tretë në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera me Romulo dhe Christoph Baumgartner. Uchenna Ogundu shënoi golin e dytë për miqtë në fund të pjesës së parë. Paderborn-Eintracht Frankfurt, u mbyll në barazim 2-2.

Bayern dhe Dortmund vazhdojnë të kryesojnë renditjen me nga 21 pikë. Ndjek Leipzig me 18 pikë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit