Sfidat e radhës së Kombëtares U21, trajneri Bushi: Shpresojmë të vijnë sa më shumë tifozë Supriza e madhe vjen nga Napoli. Është anuluar konferenca për shtyp e trajnerit Massimiliano Allegri në prag të sfidës të së dielës me Lazion.
Ajo që befason më shumë në këtë pikë është pikërisht momenti kur u vendos që të anulohet konferenca e teknikut livornez pasi gjithçka ndodhi vetëm pak para fillimit të saj me gazetarët që ishin vendosur në vendet e tyre dhe pritej vetëm ardhja e Massimiliano Allegrit.
Sipas Sky Sport, ishte pikërisht presidenti De Laurentiis që vendosi për anulimin e papritur të konferencës për shtyp, një zgjedhje që surprizoi edhe vetë trajnerin e Napolit që ishte gati për t’u shfaqur përballë gazetarëve për t’iu përgjigjur pyetjeve.
Arsyeja që e shtyu De Laurentiis të merrte këtë vendim, ishte mbajtja e një profili të ulët dhe për të lënë fushën e lojës që të flasë duke shuar zërat e mundshëm vetëm pak orë përpara një ndeshjeje delikate për sezonin e Napolit siç është ajo e së dielës.
Top Channel