E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

LAJM I MIRË/ Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh

Më në fund, një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, por edhe për AEK-un. Gardiani kuqezi, Tomas Strakosha, është rikthyer në stërvitje me skuadrën e AEK-ut.

Pavarësisht se Strakosha do t’i mungojë kuqezinjve në ndeshjet e nëntorit, ky është një lajm shumë i mirë, pasi rikthimi i tij në fushë pritej të ndodhte disa javë më vonë.

Gardiani kuqezi mungonte në stërvitje që prej 9 shtatorit, pra prej rreth dy muajsh, për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës. Për këtë arsye, ai humbi disa ndeshje në kampionatin grek, në Champions League, si dhe katër duelet e para të Ligës së Kombeve.

Gjithsesi, më e keqja ka kaluar dhe, sipas mediave në Athinë, Strakosha është në dispozicion të trajnerit të AEK-ut, Nikoliç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.