Arsenal ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në Premierligë, pasi e mposhti me vështirësi Hull Cityn me rezultat 1-0 në “Emirates Stadium”.
Pas një pjese të parë pa shumë raste dhe me paraqitje zhgënjyese, Arsenali arriti të gjente golin e fitores në minutën e 72-të.
Martin Odegaard shënoi nga afërsia, pasi portieri kundërshtar nuk arriti ta ndalte plotësisht goditjen e Noni Maduekes.
Hull City pati disa raste të mira, por David Raya ishte vendimtar me pritjet e tij, duke mbajtur portën e paprekur.
Pas golit, Arsenali kërkoi edhe golin e dytë, por portieri Konstantinos Tzolakis dhe mbrojtja e Hull Cityt shmangën një humbje më të thellë.
Me këtë fitore, Arsenali regjistroi fitoren e nëntë në 10 ndeshjet e para të kampionatit, duke barazuar fillimin më të mirë të sezonit në historinë e klubit në Premierligë.
Gjithashtu, kjo ishte ndeshja e shtatë në kampionat në të cilën skuadra e Mikel Artetës nuk pësoi gol.
Në anën tjetër, Hull City vazhdon serinë negative, duke mbetur tetë ndeshje pa fitore në kampionat.
Arsenali ka 27 pikë pas dhjetë ndeshjeve, duke qenë momentalisht gjashtë pikë larg Manchester Cityt – që luan sonte ndaj Nottingham Forestit nga ora 18:30
© SYRI.net
Bundesliga/ Bayerni triumfon në transfertë, shkëlqen talenti Lennart Karl
Didier Deshamp ka refuzuar pankinën e një prej klubeve më të mëdha të Premier Ligës
Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjetBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: