Tensione dhe përplasje fizike janë regjistruar para Ministrisë së Arsimit, ku protestues të Partisë Demokratike kanë tentuar të afrohen dhe t’i bashkohen protestës së studentëve. Këta të fundit kanë kundërshtuar praninë e tyre, duke u kërkuar të largohen me thirrjet: “Largohuni!”. Situata është tensionuar mes dy grupeve të protestuesve, duke kaluar në përplasje fizike. Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë në protestë, kanë mbajtur qëndrimin e tyre kundër përfshirjes së përfaqësuesve dhe mbështetësve të PD-së. Mes protestuesve është krijuar një korridor ndarës, ku qëndronin pankartat “Rama në burg, Berisha në burg”