Ambicia e Hansi Flick para sfidës me Atletico: Duam që të jemi të parët në renditje dhe do të shkojmë për të fituar Kuqeblutë triumfojnë 1-0 në “Loro Boriçi” dhe marrin tri pikë të rëndësishme në javën e 11-të të Superiores. Glen Daja pëson humbjen e parë në stolin e verdhebluve.
Vllaznia ka festuar një fitore të rëndësishme përballë Elbasanit, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Abissnet Superiores. Fati i takimit u vendos në fundin e pjesës së parë, kur Uldedaj dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës shkodrane. Megjithatë, përveç autorit të golit, një meritë të veçantë për këtë sukses ka edhe portieri Jukaj.
Gardiani i Vllaznisë ishte në një mbrëmje të shkëlqyer, duke u kthyer në pengesën kryesore për sulmuesit e Elbasanit. Miqtë patën disa mundësi të mira për të barazuar, me Nikajn që goditi edhe traversën, por Jukaj u mohoi golin në disa raste vendimtare.
Verdheblutë kërkuan deri në fund të shmangnin humbjen, por mbrojtja shkodrane rezistoi, duke ruajtur avantazhin minimal deri në vërshëllimën përfundimtare.
Kështu, Vllaznia rikthehet te fitorja dhe ngjitet në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Elbasani mbetet me 15 pikë në klasifikim. Për trajnerin Glen Daja kjo është disfata e parë në drejtimin e skuadrës verdheblu.
Top Channel