Kronikë
Sherr mes dy personave në Vlorë, policia qëllon në ajër për të ndaluar njërin prej tyre
Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy personave mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Gjatë tentativës për të ndaluar njërin prej personave, policia ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Personi është larguar nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar nga policia disa metra më tutje, në zonën e Ujit të Ftohtë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




