124 milionë euro eksporte në tetor, deputeti i LDK-së përgëzon bizneset - kritikon Qeverinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar rekord të eksporteve gjatë muajit tetor, duke arritur vlerën prej 124 milionë eurosh brenda një muaji.
Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka përgëzuar ndërmarrësit dhe bizneset vendore për këtë rezultat.
Ai ka kritikuar Qeverinë, duke pretenduar se ajo i ka harruar bizneset, ndërsa ka vlerësuar se ndërmarrësit po vazhdojnë punën, prodhimin dhe eksportin, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Ju jeni forca e vërtetë e ekonomisë së Kosovës!”, ka shkruar Sadiku./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
6 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





































