Bayern fitoi 1-2 në transfertë ndaj Mainz, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të në Bundesligë. Pavarësisht tre pikëve të fitores, për Bayern pati një lajm aspak të mirë siç ishtë dëmtimi i Manuel Neuer në fund të pjesës së parë.
Neuer pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të shtunën në mbrëmje; ende nuk ka një diagnozë të saktë. Megjithatë, shoku i tij i skuadrës, Joshua Kimmich, autori i golit të parë në fitoren e sotme, u shpreh pesimist në një intervistë për “Sky” pas përfundimit të ndeshjes.
“Nuk dukej sikur ai do të mund të stërvitej sërish pas një jave. Manu, në fakt, rrallëherë e pranon se ka dhimbje; ndaj, kur ai detyrohet të largohet nga fusha, fatkeqësisht ka shumë gjasa që të jetë diçka serioze”, tha Kimmich.







