Studenti zbulon planin: Po krijojmë një lëvizje dhe forume diskutimi me pedagogët

7 Nëntor 2026 | 21:34

Studentët po i japin një dimension të ri organizimit të tyre, duke nisur ngritjen e forumeve të përbashkëta të diskutimit me pedagogët në çdo fakultet. Detajet lidhur me planin e ri të lëvizjes studentore i ka bërë me dije Mateo Yskollari, student i vitit të dytë Master për Inxhinieri Informatike në Universitetin Politeknik, i cili konfirmoi se vetëm pak ditë më parë është zhvilluar një nga këto forume në fakultetin e tij për të përcaktuar formën më të duhur të organizimit dhe për të kanalizuar rezistencën e tyre drejt një ndryshimi sistemik.

Gjatë fjalës së tij, Yskollari nënvizoi se kjo lëvizje është e hapur për çdo qytetar që kërkon dinjitet, por refuzonindërhyrjen apo shfrytëzimin nga elita e vjetër politike.

 “Do duhet ta përdorim momentin fantastik që ka që ndodhet Shqipëria për t’u bashkuar për atë që duam dhe që kemi dalë, që është dinjiteti mbi të gjitha.

Por nga ana tjetër, ne si studentë, të cilët padyshim jemi në një moment organizimi të brendshëm midis njëri-tjetrit, do ta kemi dorën e shtrirë ndaj kujdo qytetari i cili kërkon dinjitet në vendin e vet, por nuk mund të pranojmë edhe njëherë elitën e vjetëruar politike e cila ka qenë ajo që na ka nxjerrë tashmë prej 160 ditëve në këtë shesh.

Unë aty nuk kam dalë për parti! Në atë shesh studentët nuk kanë dalë t’i bëjnë miting asnjë partie politike, që të jemi të qartë! Në atë shesh kemi dalë për kërkesat tona dhe mllefin prej kaq shumë kohësh të grumbulluar në fyt të çdo qytetari shqiptar, i cili minimalisht nuk jeton në vendin e vet ashtu siç do duhet të meritonte çdo qytetar evropian të jetonte, çdo qytetar evropian kudo që ndodhet.

Patjetër që në qoftë se do ta shohin studentët të arsyeshme se do të mund to organizohen më mirë, ata do të shohin edhe mundësitë patjetër për të gjetur gjuhën e komunikimit me çdo grup interesi.

Ajo që mund të them unë dhe me aq sa do duhet të theksoj momentalisht, sepse janë gjëra të cilat ndodhen në organizimin tonë të brendshëm dhe padyshim që nuk do duhet t’i referojë edhe mediatikisht në këto momente, është që studentët në çdo fakultet të tyre janë duke u organizuar, janë duke krijuar forume diskutimi midis tyre, patjetër edhe midis pedagogëve të tyre,  forumi student-pedagog në çdo fakultet.

Po, mund të them që vetëm para dy ditësh në fakultetin tim është zhvilluar një prej këtyre forumeve të diskutimit, ku jemi duke diskutuar mbi formën e duhur të organizimit dhe se si mundet që të kanalizojmë të gjithë këtë lëvizje tashmë prej goxha ditësh në atë shesh në diçka që patjetër do të ishte zgjidhja më e duhur për të ndryshuar të gjithë atë sistem që kemi dalë dhe që nuk e pëlqejmë”, u shpreh studenti Yskollari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nënkryetari i PD-së: Mbështetja e protestës së studentëve nga Partia Demokratike është detyrë patriotike

Nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi, i ftuar në emisionin Review në Euronews, deklaroi se mbështetja ndaj protestës së studentëve është një detyrë jo vetëm politike,...
21:22 | 07/11/2026

Sherr mes disa të rinjve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar njërin nga personat e përfshirë në konflikt

Një konflikt i çastit mes disa personave ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike mes tyre, mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e “Ujit...
21:06 | 07/11/2026

Qetësi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rikthehet një grup i vogël protestuesish

Kur ora shënon 19:15, situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” paraqitet e qetë. Pas shpërndarjes nga policia, një grup i vogël protestuesish janë rikthyer në...
19:27 | 07/11/2026