Disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, pas një konflikti mes tyre. Ngjarja është shënuar vetëm pak minuta më parë dhe, sipas raportimeve, njëri nga të përfshirët kishte me vete një mjet prerës (thikë).
Efektivët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për t’i dhënë fund përplasjes. Në atë moment, një nga personat ka nisur të largohet me vrap, çka i ka detyruar policët të hapin zjarr në ajër me qëllim ndalimin e tij.
Të lidhura
None found
Ai nuk është ndalur as pas të shtënave dhe ka vazhduar të vrapojë, por policia ka arritur ta kapë disa metra më larg.
Nga përleshja, fatmirësisht, nuk raportohen të lënduar. Të gjithë të përfshirët janë dërguar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.







