Lajme

Biznesmeni Ram Geci në SPAK! Çfarë rrezikon sipërmarrësi që përlau 75 mln euro nga buxheti i shtetit

Oligarku i kullës “Intercontinental” mbrapa 15-katëshit në qendër të Tiranës, Ram Geci, është marrë i pandehur nga SPAK si pjesë e grupit të korrupsionit me tenderat e mëdhenj publikë, ku nën akuzë janë edhe mbi 30 zyrtarë publikë dhe biznesmenë. Geci akuzohet nga SPAK për falsifikim dokumentesh (disa herë) në kuadër të manipulimit të procedurave tenderuese. Nëse GJKKO do pranojë akuzën e SPAK, Ram Geci rrezikon 6 muaj deri në 4 vite burg për falsifikim dokumentesh disa herë parashikuar në nenin 186 të Kodit Penal.

Sipas dosjes së SPAK, Geci i përfitonte tenderat me pazar në tavolinë, madje edhe me porosi të kryeministrit Edi Rama, ndërsa ministritë e linjës dhe drejtoritë kopsitnin letrat. Biznesmeni Geci është një nga përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pasurive publike. Përfitimet dhe favoret korruptive Geci i ka finalizuar përmes kompanisë së ndërtimit Geci shpk, shoqëri të cilën e ka themeluar në vitin 1994.

Gjatë viteve të fundit, Ramë Geci, përmes kompanisë Geci shpk ka përfituar rreth 90 milionë euro fonde publike përmes tenderave i vetëm dhe në bashkëpunim, kryesisht me pazar në tavolinë dhe me oferta fituese pothuajse sa fondi limit. Gjatë 5 viteve të fundit, mbi 75 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Paratë publike Ramë Geci i ka përfituar me tendera dhe kontrata klienteliste nga Autoriteri Reugor Shqiptar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia e Tiranës etj.

Si i fiton tenderat Ram Geci

Bazuar në dosjen e SPAK për aferat me tenderat e rrugëve, në 24 gusht 2021, zv/kryeministrja Belinda Ballullu i shkruan kreut të ARRSH-së se i kishte kërkuar kryeministri Edi Rama që të takonte oligarkun Ram Geci, i cili kërkonte tenderin me vlerë 12 milionë euro me objekt ‘Ndërtim rruga Porto Romano Durrës loti 3’. Vis Berberi i përgjigjet se e kishte takuar atë ditë Ram Geci kryeministrin. Këtë informacion Berberi e kishte marrë nga vetë Geci, pasi të dy kishin bërë një xhiro në kantierin e Unazës së Madhe.

Çfarë ndodh më tej?

Tre javë pas këtyre bisedave dhe takimeve, në 16 shtator 2021, ARRSH-ja me në krye Evis Berberin njofton procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”. Në 16 nëntor 2021, ARRSH-ja shpall fituese të tenderit kompaninë Geci shpk me pronar Ram Gecin. ‘Oferta fituese’ e Ramë Gecit është pothuajse sa fondi limit. Meqenëse fituesi është caktuar me pazar në tavolinë janë skualifikuar ofertat e tjera më të ulëta.

Është një shembull ilustrues se si buxheti i shtetit ndahet për klientët oligarkë. Ram Geci shkon tek Rama dhe i kërkon tenderin e radhës. Rama vë në lëvizje Ballukun. Nga ana e saj, Balluku vë në lëvizje Berberin. Ndërkaq, Berberi zbaton porosinë, kopsit letrat dhe i jep tenderin Ramë Gecit, i cili ka marrë rreth 90 milionë euro tendera publikë i vetëm dhe në bashkëpunim.

Të akuzuarit

Belinda Balluku, shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie

Pandeli Carapuli, pastrim parash

Igli Tare Pastrim parash në 2 raste

Joana Bushi, pastrim parash

Arbër Abazi, korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh

“Alko Impex General Construction”, korrupsion aktiv

Viola Haxhiademi, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Ergys Verdho, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Adja Strazimiri, shpërdorim detyre; Shkelje në tendera

Anila Sulollari, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Paqsor Buzi, falsifikim dokumentesh disa herë

Artan Sako, falsifikim dokumentesh disa herë

Ram Geci, falsifikim dokumentesh disa herë

“Eurocol” sh.p.k, pastrim parash

Evis Berberi, shkelje në 9 tendera

Gentian Gjyli, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre

Erald Elezi, shkelje në 3 tendera

Jetmira Dervishi, shkelje në tendera

Mirzeta Kashnica, shkelje në tendera

Jonida Çeçe, shkelje në 3 tendera

Adrian Kroi, shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyre

Denis Xhoshi, shkelje në 3 tendera

Klarita Konomi, shkelje në 1 tender

Miranda Shkurti, shkelje në 8 tendera

Genti Raça, shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyre

Eduart Agalliu, shkelje në 1 tender

Arbër Troka, shkelje në 2 tendera

Dhurata Lazaj, shkelje në 3 tendera

Nikollaq Mihali, shkelje në 3 tendera

Gëzim Noni, shkelje në 3 tendera

Arlinda Gordani, shkelje në 4 tendera.

©Shqip.com