Roma triumfon 3-0 ndaj Sassuolos në ndeshjen e kampionatit. Kryeqytetasit u hodhën në sulm që në fillim të takimit dhe zhbllokuan shifrat me Hermoso. Brenda pjesës së parë, një autogol dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Mora thelloi shifrat. Roma me këtë fitore shkon në vendin e dytë me 27 pikë.
