Roma fiton 3-0 ndaj Sassuolos dhe ngjitet në vendin e dytë

Roma mposhti Sassuolon 3-0 në shtëpi, në ndeshjen e javës së 11-të të Serie A.

Ekipi i Gian Piero Gasperinit e nisi mirë takimin. Në minutën e 27-të, Mario Hermoso shfrytëzoi një top të kthyer në zonë dhe, me një goditje të saktë, i dha epërsinë Romës. Tri minuta më pas, vendasit dyfishuan rezultatin, kur Sebastian Ëalukieëicz e devijoi topin në portën e vet.

Të lidhura

None found

Sassuolo u përpoq të kundërpërgjigjej, por nuk arriti të shënonte. Në minutën e 36-të, Arijanet Muriç bëri një pritje të shkëlqyer ndaj goditjes së Leonardo Balerdit, duke penguar golin e tretë.

Roma ruajti kontrollin e lojës edhe pas pushimit. Donyell Malen iu afrua golit në minutën e 55-të, por Muriç ndërhyri sërish me sukses. Në minutën e 58-të, Rodrigo Mora mori një pasim të shkëlqyer, hyri në zonë dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë për rezultatin 3-0.

Malen provoi përsëri në minutën e 71-të, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja kundërshtare. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe Roma mori tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Pas kësaj fitoreje, Roma arrin në 27 pikë dhe ngjitet në vendin e dytë në Serie A, të paktën deri në mbylljen e xhiros së 11-të.


Shtuar më 7.11.2026 22:43

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş