Polonia e shokuar/ Gjenden edhe tre trupa të pajetë në banesën e autorit të masakrës në qendër të qytetit Krakov

Polonia e shokuar/ Gjenden edhe tre trupa të pajetë në banesën e autorit të masakrës në qendër të qytetit Krakov

22:34, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Trupat e pajetë të 2 grave dhe një burri janë gjetur brenda në banesën e autorit të masakrës në zemër të qytetit Krakoë në Poloni, bëri të ditur kryeministri Donald Tusk mbrëmjen e sotme.

Viktimat dyshohet se janë pjesëtarë të familjes së autorit polak, i cili vrau gjashtë persona dhe plagosi 16 të tjerë duke qëlluar me armë zjarri nga një makinë në sheshin kryesor të qytetit.

Sipas Tusk, pamjet e regjistruara nga një dron duket se tregojnë trupat e pajetë brenda banesës së personit përgjegjës për sulmin masiv me armë zjarri.

Autoritetet nuk e kanë bërë ende publik identitetin e autorit, por bëjnë të ditur se ai është një 25-vjeçar polak, i cili kishte bindje “ultranacionaliste”.

Ndërkohë një shtetas britanik është mes gjashtë viktimave deklaroi shefi i policisë polake, Marek Boron.

“Nga të shtënat me armë në shesh u vranë: katër gra dhe dy burra – tre shtetase polake, një shtetas britanik dhe dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk është përcaktuar”, u tha Boron gazetarëve, shkruan The Guardian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco