Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike në Fier. Fituesja e kësaj gare është shpallur Enkelejda Veliu, e cila ka arritur të sigurojë 196 vota, vetëm 4 më shumë se kandidati i renditur i dyti, Ardian Ferro, që mori 192 vota. Në garën për drejtimin e degës lokale të PD-së ishin pesë kandidatë, ndërsa gara mes dy kandidatëve kryesorë rezultoi mjaft e ngushtë. Sipas të dhënave, në procesin e votimit kanë marrë pjesë 836 demokratë nga 3 mijë e 800 anëtarë që kishin të drejtë vote. Me këtë rezultat, Enkelejda Veliu merr drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Fier, pas një gare të karakterizuar nga diferenca e ngushtë mes dy kandidatëve kryesorë.