Itali: Të rinjtë shqiptarë heqin flamurin LGBTQ+ nga sheshi i Cuneos

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.11.2026, 00:51

Një grup të rinjsh shqiptarë kanë ndërmarrë veprimin për të hequr flamurin LGBTQ+ të vendosur në një prej shesheve të qytetit të Cuneos në Itali. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:20.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, të rinjtë shihen duke përdorur një makineri për të arritur te flamuri dhe për ta zbritur atë. Në një fotografi të dërguar më pas, flamuri shihet i hequr dhe i shtrirë në tokë.

Sipas qytetarit që ka dërguar materialet, pas ngjarjes ka ndërhyrë policia italiane, e cila ka shoqëruar të rinjtë në komisariat. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar që konfirmon shoqërimin apo arsyet e ndërhyrjes policore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit