Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Drama në “Karagaçi” i takon Prishtinës

KB Peja

Sigal Prishtina e ka fituar superndeshjen në palestrën “Karagaçi” ndaj Pejës me rezultatin 80:79, falë treshes së jashtëzakonshme të Arbër Sinanit në sekondën e fundit të ndeshjes.

Ballafaqimi i së shtunës mbrëma i takoi xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Peja ishte në epërsi 79:75 kur kishin mbetur vetëm 35 sekonda deri në fund, por Sigal Prishtina nuk u dorëzua.

Fillimisht, Malcolm Armstead shënoi për dy pikë, duke e ngushtuar diferencën në 79:77.

Më pas, Dominic Artis i Pejës u faullua, por dështoi t’i realizonte të dy gjuajtjet e lira.

Edhe Fitore e rëndësishme e Sigal Prishtinës në “Karagaçi” Basketboll Fitore e rëndësishme e Sigal Prishtinës në “Karagaçi”

Në aksionin e radhës, Armstead pati mundësinë ta barazonte rezultatin, por gaboi në tentimin për dy pikë.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fitores së Pejës, në skenë doli Arbër Sinani.

Pas asistimit të Armsteadit, Sinani realizoi një treshe në sekondën e fundit, duke përmbysur rezultatin në 80:79 dhe duke ia siguruar Sigal Prishtinës një fitore dramatike.

Sinani ishte “heroi” i mbrëmjes për klubin nga kryeqyteti.

Skuadra pejane e nisi më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë me shifrat 17:10. Peja vazhdoi me ritëm të lartë edhe në periudhën e dytë, të cilën e fitoi 28:21, dhe krijoi epërsi prej 14 pikësh në pjesën e parë.

Prishtina u këndell në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me tetë pikë diferencë, duke e ngushtuar rezultatin në 62:56.

Klubi nga kryeqyteti dominoi edhe në çerekun e fundit, duke siguruar fitore shumë të rëndësishme. 

Për Sigal Prishtinën është fitorja e katërt këtë edicion. Ka edhe katër disfata. 

Ndërkohë, Peja edhe pse bëri ndryshime është në krizë të thellë të rezultateve. E regjistroi disfatën e gjashtë radhazi. I ka edhe dy fitore. 

Në fitoren e Prishtinës shkëlqeu Bryson Daëkins me 21 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime. 

U veçua edhe Malcolm Armstead me 15 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime. 

Edhe GO+ Peja fiton thellë në derbin ndaj Sigal Prishtinës Basketboll GO+ Peja fiton thellë në derbin ndaj Sigal Prishtinës

Sinani që ishte vendimtar në fund e mbylli ndeshjen me 11 pikë dhe dy kërcime. 

Te Peja u dallua Xavier Johnson me 18 pikë, 11 kërcime dhe një asistim. 

Ndërkohë të shtunën fitoi edhe Bora që e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin 79:72. 

Xhiroja e tetë mbyllet të dielën me dy ndeshje që janë në program Golden Eagle Ylli – Bashkimi dhe Trepça – Rahoveci 029. Ndeshja në Suharekë luhet nga ora 17:00, kurse në Mitrovicë nga ora 19:30.


Fillon ndeshja në “Karagaçi”

Ka filluar ndeshja ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës që po luhet në palestrën “Karagaçi”. 

Ndeshja u ndërpre për disa minuta në çerekun e katërt pasi një mjet plasës u hedh në afërsi të bankës së Prishtinës. Kishte tensione mes shikuesve pejanë dhe Malcolm Arsteadit të Prishtinës.


Ndërpritet ndeshja në Pejë

Është ndërprerë ndeshja derbi mes Pejës e Sigal Prishtinës.

Në çerekun e katërt një mjet plasës është hedhur në afërsi të bankës së Prishtinës dhe arbitrat dërguan lojtarët në zhveshtore.

Edhe Peja fiton ndeshjen “maratonike” me Prishtinën Basketboll Peja fiton ndeshjen “maratonike” me Prishtinën

Ka pasur tensione mes shikuesve pejanë dhe Malcolm Arsteadit të Prishtinës.

Ndeshja u ndërpre kur Prishtina ishte në epërsi prej dy pikëve, 66:64. Kanë mbetur edhe 6:29 minuta deri në fund.