Sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale diellore.

Në disa zona të ulëta parashihet të paraqitet dukuria e mjegullës.


Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë vlera nga 8 deri në 12 gradë celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–3 metra për sekondë.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe temperatura më të buta gjatë ditës. /Telegrafi/