Komuna e Obiliqit furnizon shkollat me dru për ngrohje
Komuna e Obiliqit ka njoftuar se shkollat në këtë komunë janë furnizuar me dru për ngrohje, në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimëror.
Sipas njoftimit të komunës, ky furnizim synon të sigurojë vazhdimësinë e procesit mësimor dhe kushte më të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë muajve të ftohtë.
Ky proces është realizuar falë angazhimit të kryetarit të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.
Nga Komuna kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuar në përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore dhe në krijimin e një ambienti të sigurt e të përshtatshëm për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





























