“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sërish këtë të diel platformën e re “Fol me Kryeministrin”, e cila synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi dhe dialogu me qytetarët për kërkesat, ankesat dhe shqetësimet e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë një pjesë nga përshkrimi i platformës, ku theksohet se ajo do të jetë e hapur për studentët, por edhe për çdo qytetar që ka një pyetje, të shprehë një kritikë apo të propozojë ide.
“Një hapësirë e re sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Sigurisht për studentët, por e hapur për këdo që dëshiron të bëjë një pyetje, të shprehë një kritikë, të ngrejë një shqetësim apo të paraqesë një propozim”, thuhet në përshkrimin e platformës.
Dy ditë më parë, kryeministri kishte dhënë më shumë detaje për funksionimin e këtij mekanizmi, duke theksuar se aplikacioni “Fol me Kryeministrin” do të shërbejë si një urë komunikimi 24 orë në ditë mes qytetarëve dhe institucionit të Kryeministrit.
Studenti zbulon planin: Po krijojmë një lëvizje dhe forume diskutimi me pedagogët
Nënkryetari i PD-së: Mbështetja e protestës së studentëve nga Partia Demokratike është detyrë patriotike
Sherr mes disa të rinjve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar njërin nga personat e përfshirë në konflikt
- 08:18 Gjashtë të vrarë nga të shtënat me armë, Polonia shpall 2 ditë zie kombëtare
- 08:15 Tërmet i fuqishëm në Japoni, të paktën 20 të plagosur, sa ishte magnituda
- 08:10 Trump i ofron presidentit të UFC postin si sekretar i shtypit në Shtëpinë e Bardhë: Dana, të lutem pranoje punën!
- 21:59 Eksperti Faik Basha: Është e pavërtetë të thuhet se studentët janë në protestë
- 21:34 Studenti zbulon planin: Po krijojmë një lëvizje dhe forume diskutimi me pedagogët
- 21:22 Nënkryetari i PD-së: Mbështetja e protestës së studentëve nga Partia Demokratike është detyrë patriotike