Studentët nuk i ndahen sheshit, Rama përsërit ftesën për dialog – Të rinjtë i kërkojnë dorëheqjen

Studentët nuk i ndahen sheshit, Rama përsërit ftesën për dialog – Të rinjtë i kërkojnë dorëheqjen

08:52, 08/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa protestat studentore në Tiranë vijojnë me të njëjtën vendosmëri dhe ritëm, kryeministri Edi Rama nuk ndalon përpjekjet për të bindur të rinjtë të dialogojnë më të.

Të rinjtë vijojnë të këmbënglin në kërkesën e tyre themelore që është dorëheqja e kreut të qeverisë.

Edhe këtë të diel, kreu i qeverisë ka publikuar ftesën për dialog duke risjellë në vëmendje kanalin digjital të shpikuar së fundmi, folmeKM.al, që sipas tij u mundëson qytetarëve komunikim të drejtëpërdrejt me të, për shqetësimet mund të marrin zgjidhje nga institucionet shtetërore.

“MIRËMËNGJES

dhe me pasqyrën e Dialogut në telefonin apo kompjuterin tuaj, ju uroj një të diel të paqtë”,- shkruan shefi i Ekzekutivit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco