Dyqind e dhjetë euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara, janë deponuar nga klientë të ndryshëm në një bankë në Preoc të Graçanicës.
Rasti është raportuar më 27 tetor, ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, paratë e dyshuara si të falsifikuara janë sekuestruar.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.