• Kontakt
Sunday, November 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

Fillimi AKTUALITET

Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed

10:01 : 08/11/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE

Nga Auron Tare

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”. Kështu u prezantua senatori i zgjedhur i Michiganit, mëngjesin e sotëm në Virxhinia, ku mbajti një fjalim përpara një organizate që përfaqëson komunitetet arabe në Amerikë.

Një fjalim i shkurtër, por mjaft frymëzues, nga një politikan i ri, pjesëtar i komunitetit mysliman të Miçiganit, i cili sapo ka shënuar një moment historik në politikën amerikane.

Gara e tij për në Senatin amerikan u ndoq me interes të jashtëzakonshëm, jo vetëm për faktin se ai do të jetë myslimani i parë që do të ulet në këtë institucion, por edhe për shkak të fushatës së ashpër që u zhvillua kundër tij, ku paragjykimet fetare dhe identitare u kthyen në pjesë të debatit politik. Në këtë fushatë u përfshinë drejtpërdrejt edhe presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance. Ironikisht, kjo vëmendje e madhe mediatike bëri që El-Sayedi të fitonte një profil edhe më të gjerë publik.

Por, nga fjalimi i mëngjesit të sotëm, ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte rrëfimi i tij për përpjekjet që kishte bërë që në moshë të re për të ruajtur identitetin e vet.

Lexo edhe:

Ndryshimi i hartës territoriale, rrezik për kontestimin e zgjedhjeve

Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sulme të reja ndaj Iranit

“Që në shkollë”, tregoi El-Sayedo, “njerëzit më shikonin ndryshe. Disa ankoheshin se nuk arrinin ta shqiptonin emrin tim, disa e përçmonin, ndërsa të tjerë më shikonin me frikë. Por, unë kam luftuar gjithmonë për identitetin tim. Jam prezantuar gjithmonë si Abdulrahman Mohamed El-Sayed. Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se identiteti ynë kulturor, fetar dhe njerëzor është i rëndësishëm për çdo individ”.

Në fakt, një pjesë e konsiderueshme e sulmeve ndaj tij u përqendrua pikërisht te emri dhe përkatësia fetare. Emri i tij u përdor për të ushqyer paragjykime dhe për ta paraqitur si një kërcënim për sigurinë amerikane. Një retorikë që u amplifikua edhe nga figura të larta të politikës amerikane.

Po i shkruaj këto radhë si një reflektim për të gjithë ata shqiptarë që, pasi largohen nga vendi i tyre, përpiqen të integrohen në shoqëritë ku vendosin të jetojnë, por shpesh e ngatërrojnë integrimin me braktisjen e identitetit.

Në shumë raste, në përpjekjen për t’u bërë sa më të pranueshëm në shoqëritë e reja, fillojnë të fshehin emrat, gjuhën, traditat, kulturën e madje edhe besimin e tyre. Ndonjëherë, këtë proces ua përcjellin edhe fëmijëve, duke bërë që brezi i parë i lindur në emigracion të rritet pa një lidhje të fortë me origjinën dhe historinë e familjes.

Por, a është kjo ajo që duhet të kuptojmë me integrim?

A duhet të heqim dorë nga ajo që jemi për t’u bërë pjesë e një shoqërie tjetër? A duhet të kemi turp nga emri ynë, nga gjuha e prindërve apo nga historia dhe kultura që mbartim?

Shembulli i Abdulrahman Mohamed El-Sayedit na kujton diçka thelbësore, mund të jesh plotësisht amerikan pa pushuar së qeni arab dhe mysliman. Mund të jesh qytetar i një shoqërie të re pa mohuar historinë dhe identitetin e familjes prej nga vjen.

Integrimi nuk është asimilim. Dhe, asimilimi nuk duhet të jetë çmimi që paguajmë për t’u pranuar.

Ndoshta ky është një mësim që duhet ta kuptojmë edhe ne shqiptarët e emigracionit. Sepse, fëmijëve tanë nuk u lëmë vetëm një mbiemër apo një pasaportë. U lëmë një histori, një gjuhë, një kulturë dhe një identitet.

Dhe, nëse ata një ditë do të kenë mundësinë të prezantohen me krenari, pa pasur nevojë të shpjegojnë apo të justifikojnë se nga vijnë, atëherë do të kemi bërë diçka më shumë sesa t’i kemi integruar në një shoqëri të re, do t’u kemi mësuar të mos kenë kurrë turp nga vetvetja.

Por, kjo është edhe përgjegjësi e Shqipërisë. Ajo duhet të dijë t’i tërheqë, t’i frymëzojë dhe t’i bëjë këta të rinj të ndihen pjesë e saj, edhe kur jetojnë mijëra kilometra larg.

Në të kundërt, një ditë mund të zbulojmë se nuk kemi humbur vetëm njerëzit që u larguan, por edhe fëmijët dhe nipërit e tyre, të cilët nuk do të kenë më asnjë arsye të kthejnë sytë nga vendi i të parëve.

Sepse, një komb nuk e humbet identitetin vetëm kur i braktisin qytetarët e tij. E humbet atëherë kur brezat që lindin larg tij nuk ndiejnë më asnjë lidhje me të.

Prandaj, mesazhi i senatorit më të ri të Miçiganit ka një domethënie shumë më të gjerë se historia e tij personale. Ai u drejtohet të gjithë atyre që besojnë se mund të jenë pjesë e një shoqërie të re, të respektojnë vendin ku jetojnë dhe njëkohësisht të mos mohojnë vendin prej nga vijnë. Sepse, të respektosh shoqërinë ku ndërton jetën nuk do të thotë të harrosh rrënjët e tua.

Sepse, në fund të fundit, nuk ka asgjë më të bukur sesa të mund të thuash me krenari, kudo që të ndodhesh: “Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”.

Etiketa: Abdulrahman Mohamed El-Sayedauron taredonald trumpJD VanceShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndryshimi i hartës territoriale, rrezik për kontestimin e zgjedhjeve

22:45 : 07/11/2026
BOTA

Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sulme të reja ndaj Iranit

20:17 : 07/11/2026
AKTUALITET

Deputetja austriake: Të ndalet dhuna policore dhe intimidimi i protestuesve në Shqipëri

12:20 : 07/11/2026
BOTA

Trump shkarkon shefen e kabinetit/ Vajza e Susie Wiles, e përfshirë në skandalin e lobimit “Dodik”

11:08 : 07/11/2026
BOTA

Trump ndryshon shefin e kabinetit pas humbjes së zgjedhjeve

21:21 : 06/11/2026
AKTUALITET

U arrestua për krimin e dyfishtë në Greqi, Nikolin Pali pranon edhe 2 vrasje në Shqipëri/ Detajet

19:13 : 06/11/2026

TË GJITHA

Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed

10:01 : 08/11/2026

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, dy cisterna nafte përfshihen nga flakët

09:39 : 08/11/2026

Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare

09:20 : 08/11/2026

Këmbimi valutor 8 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:59 : 08/11/2026

Gjermania ndërpret furnizimet me raketa Patriot për Ukrainën

08:49 : 08/11/2026

Studentët në rrugë, Rama në internet! Kryeministri u ofron protestuesve dialog në ‘tryezën online’

08:34 : 08/11/2026

Denoncoi “Albania Files” të Ramës, policia shoqëron gazetarin Vincent van Gerven

08:18 : 08/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com