E diel, 8 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Llogaria e Përparim Ramës në shënjestër, Prokuroria nis hetimet ndaj Raiffeisen Bank
Lajme

Llogaria e Përparim Ramës në shënjestër, Prokuroria nis hetimet ndaj Raiffeisen Bank

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës për të hetuar një incident të dyshuar në sistemin bankar, që lidhet me llogarinë personale të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Çështja ka të bëjë me dyshimet se një punonjës i Raiffeisen Bank ka pasur akses të paautorizuar në të dhënat e llogarisë bankare të kryetarit të kryeqytetit të Kosovës, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe konfidencialitetin e informacionit financiar të klientëve.

Sipas informacioneve të bëra publike, personi që dyshohet se ka kryer ndërhyrjen është identifikuar si Albion Ferati. Megjithatë, motivet që mund ta kenë shtyrë drejt këtij veprimi nuk janë përcaktuar ende dhe mbeten pjesë e verifikimeve të autoriteteve.

Pas denoncimit të rastit, Raiffeisen Bank ka konfirmuar se ka marrë ankesën e Përparim Ramës dhe se ka nisur një proces të brendshëm verifikimi për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Banka ka bërë të ditur gjithashtu se ka ndërmarrë masat përkatëse dhe ka vënë në dijeni institucionet shtetërore kompetente, të cilat do të vijojnë procedurat e nevojshme për zbardhjen e çështjes.

Hetimet pritet të përcaktojnë nëse ka pasur shkelje të procedurave të sigurisë bankare, si është realizuar aksesi i dyshuar dhe nëse punonjësi i përfshirë ka vepruar në kundërshtim me detyrimet e tij profesionale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.