Video/ Pamje të pabesueshme në Argjentinë! Tifozët futen në fushë dhe nisin festën e titullit, por Boca Juniors i shuan ëndrrën në sekondën e fundit Juventus dhe Atletico Madrid përgatiten të ulen sërish në tryezën e bisedimeve në prag të merkatos së verës së ardhshme.
Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, të dy klubet do të duhet të zgjidhin të gjitha dyshimet duke nisur nga e ardhmja e Jonathan David për të vijuar me Nico Gonzales dhe për ta mbyllur me Alexander Sorloth.
Situata e David
Vlera për David mbetet 25 milionë euro, shifër për të cilën u arrit akordi në ekstremis në fund të gushtit për kontratën e huazimit me të drejtë pagesë në 3 këste. Aventura spanjolle për kanadezin nisi shumë mirë me 3 gola të shënuar radhazi në La Liga dhe Champions, por pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve kanadezi mori rolin e alternativës në pankinë në rotacionet e Diego Pablo Simeones. Një rikthim i David në Torino duket i pamundur, Los Colchoneros e dinë këtë dhe do të kërkojnë ta shfrytëzojnë për të fituar një ulje në çmim në momentin e blerjes
Nico Gonzales dhe Sorloth
Ndryshe është situata për Nico Gonzales, që vitin e kaluar, pikërisht te Atletico Madrid përjetoi një eksperiencë që i dhuroi kënaqësi, por pa ia dalë dot të sigurojë qëndrimin përfundimtar. Pavarësisht vlerësimit të Simeones që kishte folur shumë me të edhe gjatë Botërorit, ofertat spanjolle ishin larg kërkesës së Juventusit. I kthyer në Continassa në mesin e muajit gusht, ish futbollisti i Fiorentinës e ka bindur plotësisht Luciano Spallettin e madje rinovoi edhe kontratën. Por Atletico Madrid nuk ka hequr dorë nga ideja për ta pasur sërish në radhët e tij dhe në muajt e ardhshëm do të hidhet sërush në sulm në një tratativë që do të përfshijë edhe emrin e Alexander Sorloth, i cili u kërkua për një kohë të gjatë nga Juventusi përpara se Zonja e Vjetër të sillte Woltemade në Torino
Top Channel