Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq një kompani kancelarie, “Sekilda” sh.p.k dhe pronarin e saj, Seferin Lazeraj për evazion fiskal në vlerën e 500 mijë eurove, ndërsa shtetit i detyrohet 1 milion euro.

Hetimet treguan se gjatë viteve 2017–2018 kjo shoqëri nuk ka deklaruar të ardhura në vlerën 133.415.631 lekë për vitin 2017 dhe nuk ka dorëzuar librat e shitjes dhe të blerjes.

Detyrimi tatimor i shmangur arrin në 48.834.581 lekë, nga të cilat 46.695.471 lekë TVSH për vitin 2017 dhe 2.139.110 lekë TVSH për vitin 2018. Detyrimi total i “Sekilda” sh.p.k ndaj buxhetit të shtetit, përfshirë gjobat dhe interesat, sipas Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, është 112.604.938 lekë.

Lexo këtu ekstraktin e plotë

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë