Messi fiton sërish “Këpucën e Artë” në MLS
Lionel Messi ka fituar “Këpucën e Artë” për herë të dytë radhazi në kampionatin amerikan të futbollit (Major League Soccer), falë 26 golave që ndihmuan Inter Miamin të renditet i dyti në Konferencën Lindore me 60 pikë.
Lojtari kroat Petar Musa, i FC Dallas, u rendit i dyti në listën e golashënuesve me 22 gola, ndërsa Nashville doli si skuadra më e mirë në Konferencën Lindore, duke vendosur një rekord absolut pikësh prej 77 pikësh — të arritura përmes 23 fitoreve, tetë barazimeve dhe tri humbjeve.
Rekordi i mëparshëm prej 74 pikësh mbahej nga Miami që nga viti 2024.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




