• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

by A R
08/11/2026 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga figurat e njohura të komunitetit islamik në Zvicër, imami me origjinë shqiptare Bashkim Aliu, është detyruar të largohet nga të gjitha funksionet e tij publike pas një hulumtimi të gazetës SonntagsZeitung. Hulumtimi zbardhi deklaratat e tij homofobe si dhe kontaktet e afërta me qarqe radikale islamike, përfshirë pjesëmarrjen në një ngjarje ku i pranishëm ishte edhe lideri i Hamasit, Ismail Hanije, ndërkohë i vrarë në Teheran nga Izraeli.

Aliu drejtonte deri në mesin e kësaj jave Komisionin e Imamëve pranë Federatës së Organizatave Islamike në Zvicër (FIDS) dhe shërbente si autoriteti më i lartë teologjik i Bashkimit të Organizatave Islamike në Zürich (VIOZ), rol në të cilin mbante kontakte të rregullta zyrtare me autoritetet kantonale e komunale zvicerane.

Mirëpo, pas botimit të gjetjeve, FIDS e ka shkarkuar menjëherë nga detyrat, ndërsa vetë Aliu është detyruar të japë dorëheqjen nga të gjitha postet brenda VIOZ-it.

Gazeta zvicerane zbuloi një seri qëndrimesh kontroverse të imamit, mes të cilave një postim të vitit 2017 ku ai e cilësonte paradën “Pride” në Prishtinë si një “paradë të turpit”. Organizatat zvicerane VIOZ dhe FIDS u distancuan prerazi, duke theksuar se qëndrimet homofobe ose që cenojnë dinjitetin njerëzor bien ndesh me parimet e tyre dhe me ligjin zviceran.

Pjesa më e rëndë e skandalit ndërlidhet me një udhëtim të Aliut në Doha të Katarit në janar të vitit 2024. Atje ai mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Muslimanë, një organizatë e lidhur ngushtë me Vëllezëritänë Muäyslimane.

Në të njëjtën veprimtari mbajti fjalim edhe shefi i atëhershëm i Hamasit, Ismail Hanije.

Drejtuesit e FIDS-it deklaruan se nuk kishin asnjë dijeni për pjesëmarrjen e Aliut në këtë konferencë, ndërsa VIOZ-i njoftoi se ai nuk kishte udhëtuar në emër të tyre dhe se kjo çështje po i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme. Rasti ka marrë përmasa politike edhe për shkak të financimit publik.

Nga viti 2017 deri në vitin 2025, kantonit i Zürich-ut i ka kaluar VIOZ-it rreth 2,5 milionë franga për projektin e kujdesit shpirtëror islamik në institucionet publike, përveç një mbështetjeje vjetore prej 50 mijë frangash nga vetë qyteti i Zürich-ut./Telegrafi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In