Video/ 250 çifte palestineze kurorëzojnë martesën mes rrënojave dhe kampeve të Gazës

Mes pasojave të luftës, ndërtesave të shkatërruara dhe kampeve të mbushura me familje të zhvendosura, në Gaza është zhvilluar një ceremoni masive martese.

Dhjetëra çifte palestineze u mblodhën në të njëjtin aktivitet për të nisur një kapitull të ri në jetën e tyre, duke sjellë një atmosferë të pazakontë gëzimi në territorin e goditur rëndë nga konflikti.

Të lidhura

None found

Aktiviteti u organizua nga misioni humanitar i Emirateve të Bashkuara Arabe, “Operation Gallant Knight 3”, dhe përfshiu nuse e dhëndurë nga pjesë të ndryshme të Gazës.

Sipas organizatorëve, ceremonia synoi të përcillte një mesazh dashurie, shprese dhe ringritjeje, në një vend ku banorët përballen ende çdo ditë me pasojat e luftës.

Videot e publikuara nga eventi tregojnë çiftet duke festuar martesën, ndërsa në sfond dallohen rrënojat e ndërtesave dhe tendat ku janë strehuar familjet e larguara nga zonat e luftimeve.

Megjithëse në Gaza një armëpushim hyri në fuqi në tetor të vitit të kaluar, sulmet ajrore izraelite kanë vazhduar pothuajse çdo ditë, duke ruajtur një klimë të lartë tensioni dhe pasigurie.

Konflikti shpërtheu pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Gjatë këtij sulmi u vranë rreth 1,200 persona, ndërsa 251 të tjerë u morën peng.

Pas sulmit, Izraeli ndërmori një ofensivë të gjerë ushtarake në Rripin e Gazës kundër Hamasit. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza bëjnë me dije se gjatë luftës kanë humbur jetën më shumë se 74,640 persona.

Në një realitet të shënuar nga shkatërrimi dhe humbjet, martesa kolektive u shndërrua në një çast të rrallë gëzimi për çiftet dhe të afërmit e tyre, duke treguar përpjekjen e banorëve të Gazës për të vazhduar jetën dhe për të nisur nga e para.


Shtuar më 8.11.2026 11:01

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş