MPB: 11 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë shtetit janë regjistruar 11 denoncime për dhunë në familje.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se në disa raste, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria persona të dyshuar për dhunë, ndërsa për denoncimet e tjera po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjeve.
Në SPB Prilep, një grua ka denoncuar dje se për një periudhë të gjatë ishte ndjekur dhe shqetësuar nga ish-partneri i saj, i cili paraqitej në vendin e saj të punës, e ndiqte deri në shtëpi dhe i dërgonte mesazhe me përmbajtje fyese.
Në një fshat të Komunës së Novo Sellës, zyrtarët policorë të SPB Strumicë kanë privuar nga liria një burrë 62-vjeçar, pas denoncimit se ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 57-vjeçare në shtëpinë familjare.
Në Stacionin Policor të Strumicës, një burrë 65-vjeçar ka denoncuar sjellje agresive nga djali i tij 33-vjeçar, i cili më pas është dërguar në një institucion shëndetësor për trajtim.
Natën e 7 nëntorit 2026, në një fshat të rajonit të Strumicës, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një burrë 38-vjeçar, pas denoncimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 33-vjeçare, pas së cilës atë dhe fëmijët e tyre të mitur i kishte dëbuar nga shtëpia familjare.
Në Veles, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një burrë 45-vjeçar, pas denoncimit se kishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar ish-bashkëshorten e tij 45-vjeçare.
Në Zletovë, zyrtarët policorë të SPB Probishtip kanë privuar nga liria një burrë 49-vjeçar, pas denoncimit të partneres së tij 37-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht.
Në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një burrë 42-vjeçar, pas denoncimit të bashkëshortes së tij 38-vjeçare për veprën penale “lëndim trupor”.
Në SPB Ohër, një grua 41-vjeçare ka denoncuar se bashkëshorti i saj i kishte drejtuar fyerje dhe kërcënime përmes telefonit, ndërsa ajo ndodhej në vendin e punës.
Në territorin e Çairit në Shkup, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një burrë 51-vjeçar, pas denoncimit se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 47-vjeçare.
Në territorin e Gjorçe Petrovit në Shkup, një 19-vjeçar ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga ish-partnerja e tij 17-vjeçare, e cila kishte dëmtuar edhe derën hyrëse të shtëpisë, si dhe automjetin e tij.
Në territorin e Qendrës në Shkup, një grua 19-vjeçare ka denoncuar se babai i saj 49-vjeçar kishte drejtuar kërcënime ndaj saj dhe nënës së saj.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se lidhur me rastet e denoncuara po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre, pas së cilave do të pasojnë parashtresat përkatëse.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të mos heshtin përballë dhunës në familje dhe ta denoncojnë çdo rast në kohë. Çdo person që është viktimë e dhunës në familje, por edhe kushdo që ka informacione se një person tjetër është i ekspozuar ndaj dhunës, mund ta denoncojë rastin në stacionin më të afërt policor ose në numrat e telefonit 112 dhe 192.





























