Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

HELMIMET/ Vlorë, dyshime për ndotje fekale të ujit në kopshtin nr. 10, shtohen rastet me diarre në spital

HELMIMET/ Vlorë, dyshime për ndotje fekale të ujit në kopshtin nr. 10, shtohen rastet me diarre në spital

11:36, 08/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Problemet shëndetësore të raportuara te fëmijët e Kopshtit nr. 10 në Vlorë shoqërohen tashmë me shqetësime edhe për cilësinë e ujit të pijshëm. Pas paraqitjes së disa fëmijëve në Spitalin Rajonal të Vlorës me simptoma diarreje dhe të vjellash, raportohet edhe për shtim të pacientëve të rritur me probleme të ngjashme.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetrai i Syri tv Gentian Këllçiu , analizat e kryera në depozitën e ujit të pijshëm të kopshtit kanë evidentuar më herët prani amoniaku dhe mungesë klori. Ndërsa rezultatet e analizave të fundit të mostrave të marra në këtë institucion kanë evidentuar edhe tregues të ndotjes fekale.

Një prej treguesve të përdorur për evidentimin e ndotjes fekale është bakteri E. coli, i cili gjendet në zorrët e njerëzve dhe kafshëve me gjak të ngrohtë. Prania e tij në ujin e pijshëm mund të tregojë ndotje fekale dhe përbën rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Ndërkohë, në Spitalin Rajonal të Vlorës, përveç fëmijëve të paraqitur me probleme gastrointestinale, raportohet edhe për rritje të numrit të pacientëve të rritur me simptoma të ngjashme.

Sipas të dhënave të përcjella, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Vlorë po monitoron cilësinë e ujit në rrjetin e ujësjellësit, duke kryer kontrolle dhe analiza çdo dy orë.

Nga monitorimet e mëparshme, uji i marrë drejtpërdrejt nga rrjeti është raportuar i pastër, ndërsa problematikat janë konstatuar në depozitën e ujit të kopshtit.

Megjithatë, rezultatet e fundit të analizave ngrenë pikëpyetje mbi burimin e ndotjes dhe kërkojnë verifikim të mëtejshëm nga institucionet përgjegjëse.

Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar që lidh drejtpërdrejt rastet e pacientëve me ndotjen e ujit. Për këtë arsye, pritet një sqarim nga institucionet shëndetësore dhe autoritetet e ujësjellësit mbi rezultatet e analizave dhe masat e marra për garantimin e sigurisë së ujit të pijshëm.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco