Tokat që dikur u siguronin jetesën, sot nuk mund t'i punojnë më. Ky është realiteti me të cilin përballen mbi 200 familje në fshatin Moravë të Beratit, ku përmbytjet e njëpasnjëshme kanë shkatërruar sipërfaqe të tëra bujqësore. Vetëm në dy vitet e fundit, lumi Osum ka dalë nga shtrati më shumë se pesë herë, duke dëmtuar të mbjellat dhe duke i detyruar shumë banorë të heqin dorë nga bujqësia.
Në këtë fshat të Njësisë Administrative Otllak, ku pjesa më e madhe e banorëve i përkasin komunitetit rom, mungojnë masat mbrojtëse ndaj përmbytjeve. Pa argjinatura dhe me kanale kulluese të pasistemuara, tokat mbeten të pambrojtura sa herë që lumi del nga shtrati.
Dëmet kanë prekur dhjetëra hektarë me ullinj, drithëra dhe perime. Në disa parcela, uji ka lënë pas zhavorr dhe inerte, duke i bërë të papërshtatshme për t'u punuar.
Banorët tregojnë se pas çdo përmbytjeje janë kryer verifikime nga Emergjencat Civile dhe janë hartuar procesverbale, por kjo nuk është shoqëruar me dëmshpërblime. Për shumë familje, humbja e të ardhurave nga bujqësia ka sjellë edhe nevojën për të kërkuar punë jashtë Shqipërisë.
“Me prodhimin e tokave ushqenim familjet. Sot jemi detyruar të emigrojmë sezonalisht jashtë vendit për të siguruar bukën e gojës. Nuk do t'ia dijë askush për ne. Na kujtohen vetëm kur ka zgjedhje. Kemi kërkuar ndihmë, por nuk kemi marrë asnjëherë dëmshpërblim”, shprehen banorët.
Ndërkohë, shqetësimeve për tokat u shtohet edhe problemi i ujërave të zeza që përhapen në lagje. Banorët pretendojnë se institucionet nuk u kanë kushtuar vëmendje ankesave të tyre dhe se janë ndeshur edhe me paragjykime për shkak të përkatësisë etnike.
Familjet e prekura kërkojnë ndërhyrje për mbrojtjen e tokave nga lumi Osum, ndërtimin e argjinaturave dhe rregullimin e sistemit të kullimit. Po ashtu, kërkojnë që dëmet e dokumentuara ndër vite të dëmshpërblehen.
Për banorët e Moravës, kërke







Komente
Komento