Alessandro Del Piero, një prej legjendave të Juventusit, u dëmtua gjatë një takimi miqësor në Cyrih, ku në fushë zbritën edhe emra të njohur të futbollit, mes tyre Ronaldinho.
51-vjeçari italian luajti të premten në Zurich All-Star Game, në përballjen mes ekipeve “Del Piero & Friends” dhe “Ronaldinho & Friends”.
Të lidhura
None found
Teksa provoi të kryente një veprim teknik me thembër, Del Piero pësoi lëndimin dhe ra në tokë për shkak të dhimbjeve.
Football Italia raportoi se ish-përfaqësuesi i Italisë u largua nga fusha duke çaluar dukshëm, ndërsa dëmtimi duket më i rëndë se një goditje e zakonshme.
Të shtunën, shqetësimi për gjendjen e tij u shtua kur Del Piero u pa duke përdorur paterica në aeroportin e Torinos, pas kthimit nga aktiviteti në Zvicër.
Del Piero është ndër emrat më të mëdhenj në historinë e Juventusit, me të cilin fitoi shumë trofe vendorë. Me Kombëtaren e Italisë, ai u shpall kampion bote më 2006.







