Të paktën 25 persona janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë mëngjesin e të dielës. Njerëzit u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në mes të natës, ndërsa lëkundjet me magnitudë 5.7 goditën Japoninë qendrore. Ndërtesa dhe dyqane pësuan dëme nga lëkundjet e forta, të cilat thyen dritaret dhe shpërndanë copëza xhami nëpër rrugë. Tërmeti goditi prefekturën Aichi, përfshirë qytetin Hamamatsu dhe qytetet e lashta, Kioto dhe Nara.