Më shumë se 20 persona kanë mbetur të plagosur pasi një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën qendrore të Japonisë, duke thyer vitrinat e dyqaneve dhe duke shkaktuar panik te qytetarët, të cilët kanë dalë me nxitim nga ndërtesat. Sipas autoriteteve dhe mediave lokale, tërmeti me magnitudë 5.7 ballë ka goditur pjesën perëndimore të Shizukas, në orën 01:04 pas mesnatës, sipas kohës lokale të së dielës. Lëkundjet janë regjistruar në një thellësi prej rreth 40 kilometrash. Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, duke iu referuar autoriteteve, raportoi se më shumë se 20 persona janë lënduar