Në qytetin e Gjirokastrës është organizuar edicioni i pestë i Qilim Fest, aktivitet që ndërthur vlerat e traditës,qëndisjes,tezgjahut prej druri dhe artizanatit.Në pjesë të ndryshme të Pazarit karakteristik ishin ngritur kënde ku endëset në tezgjahun tradicional demonstronin proceset e përgatitjes së qilimave, rrugicave dhe sixhadeve. Organizatorët e eventit shprehen se programi u ndërthurur me performanca artistike duke tërhequr të gjitha moshat si dhe turistët vendas dhe të huaj. Në Panairin e çelur në zonën historike ishin pjesëmarës artizanë,të cilët rijetësojnë dhe promovojnë vlerat e mjeshtërive të ndryshme, të zejeve dhe kulinarisë. Pjesëmarrësit në Qilim Fest shprehen së ky aktivitet mes të tjerash transmeton tek fëmijët dhe të rinjtë vlera e larmishme të traditës popullore