Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione dhe depozita, të prekur edhe banorë të lagjes pranë kopshtit Në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër, familjet e komunitetit rom po përballen me kushte tejet të vështira jetese.
Kasollet e improvizuara, ku në disa raste jetojnë 7 deri në 8 anëtarë të së njëjtës familje, janë kthyer në banesa të mbushura me ujë sa herë që bie shi. Çatitë e improvizuara me llamarina nuk arrijnë t’i mbrojnë banorët nga reshjet, pasi uji depërton brenda banesave, duke lagur dyshemetë dhe gjithçka që ndodhet në to.
Për këto familje, shiu nuk është thjesht një fenomen natyror, por një tjetër vështirësi me të cilën duhet të përballen çdo ditë. Banorët shprehen se prej kohësh ndihen të harruar nga pushteti vendor dhe se problemet e tyre nuk kanë marrë zgjidhje, pavarësisht vështirësive të vazhdueshme.
Por kushtet e mjerueshme të banimit nuk janë shqetësimi i vetëm. Edhe rruga që të çon në këtë lagje është në gjendje të amortizuar, pothuajse e pakalueshme, duke ua vështirësuar edhe më shumë lëvizjen banorëve.
Top Channel