E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

7 fëmijë vijojnë të marrin trajtim në Pediatrinë e Vlorës, priten analizat për shkakun e dyshuar të helmimit

Shtatë fëmijët e kopshtit numër 10 në Vlorë, të cilët dyshohet se janë helmuar, vijojnë të marrin trajtim mjekësor në repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të qytetit.

Mjekët po monitorojnë vazhdimisht gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku që ka sjellë shfaqjen e simptomave.

Burime zyrtare bëjnë me dije se autoritetet shëndetësore janë në pritje të rezultateve të analizave laboratorike nga sektori epidemiologjik, të cilat pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes dhe të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për helmim.

Ngjarja u bë publike një ditë më parë, kur fëmijët u paraqitën në Pediatri me të vjella dhe diarre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.