Helmimi në Vlorë, dyshohet për ndotje fekale të ujit, 10 fëmijë të shtruar në spital, shtohen rastet dhe tek të rriturit

8 Nëntor 2026 | 12:49

Situata në Vlorë po bëhet gjithnjë e më shqetësuese pas dyshimeve për ndotje të ujit të pijshëm dhe shtimit të pacientëve me simptoma diarreje.

Sipas informacionit të konfirmuar nga Spitali Rajonal i Vlorës, 4 të rritur janë paraqitur me simptoma shëndetësore, kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali. Ndërkohë, 10 fëmijë vijojnë të jenë të shtruar, 7 prej tyre nga kopshti numër 10 dhe 3 nga një kopsht tjetër në një zonë tjetër të qytetit.

Shqetësimi është shtuar pas analizave të kryera në kopshtin numër 10, ku është evidentuar përmbajtje fekale në mostrat e ujit. Në analizat e mëparshme të depozitës së këtij institucioni ishte konstatuar gjithashtu prani amoniaku dhe mungesë klori.

Sipas informacioneve të siguruara, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë po monitoron rrjetin e ujësjellësit dhe kryen analiza çdo dy orë.

Prania e bakterit E. coli në ujin e pijshëm është tregues i ndotjes fekale dhe përbën rrezik për shëndetin publik.

Mbetet për t’u sqaruar nëse rastet e pacientëve me probleme shëndetësore kanë lidhje me problematikat e konstatuara në ujë, ndërsa priten sqarime dhe masa urgjente nga institucionet përgjegjëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, propozoi krijimin e një koalicioni qytetar-politik, të thirrur nga studentët, pedagogët dhe protestuesit, si dhe daljen me një kandidat...
12:30 | 08/11/2026

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, duke ekstraduar nga Barcelona e Spanjës 41-vjeçarin Arnold Jaho, i cili ishte...
12:16 | 08/11/2026

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë....
11:13 | 08/11/2026