Video/ “Kudo që shkoj, përsëri tek ti kthehem”, Vuçiç këndon për Kosovën pas humbjes në zgjedhje Komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës po zhvillon sot zgjedhjet për përfaqësuesit e rinj në Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), institucionin që mbron dhe përfaqëson interesat e tyre në Serbi.
Në këtë proces zgjedhor marrin pjesë katër lista, me gjithsej 107 kandidatë, ndërsa në listën zgjedhore janë regjistruar 37.759 qytetarë me të drejtë vote.
Këtë herë, subjektet politike shqiptare garojnë veçmas, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, kur u bashkuan në një koalicion të përbashkët kundër forcave politike të Aleksandar Vuçiçit. Në atë proces, Koalicioni Shqiptar siguroi dy mandate në Kuvendin e Serbisë.
Katër listat që kërkojnë mbështetjen e votuesve janë:
– LPD–PDSH, Lëvizja e Progresit Demokratik, me Shqiprim Musliun në krye dhe 29 kandidatë.
– PD–LR, Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Salihi, me 20 kandidatë.
– PVD–AL, Partia për Veprim Demokratik, me 29 kandidatë.
– APN, Alternativa për Ndryshim, me Levent Qazimin në krye dhe 29 kandidatë.
Nga votimi do të dalin 29 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar Shqiptar, një numër dukshëm më i lartë krahasuar me përbërjen e mëparshme prej 15 anëtarësh. Zgjerimi vjen pas më shumë se një dekade dhe lidhet me të dhënat e regjistrimit të popullsisë në Serbi të vitit 2022.
Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucioni përmes të cilit shqiptarët në Serbi ushtrojnë të drejtat e tyre kolektive në disa fusha me rëndësi për ruajtjen e identitetit kombëtar.
Kompetencat e tij përfshijnë arsimin në gjuhën shqipe, përfshirë çështjet që lidhen me tekstet shkollore, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, mbështetjen e informimit në shqip dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet ku kjo e drejtë parashikohet me ligj.
Top Channel