• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

by A. Q
08/11/2026 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-administratori i “Eco-Elb”, Leli Kaja, mohon akuzat për korrupsion, duke pretenduar se zarfin me 4 milionë lekë të vjetra ia kishin lënë në makinën e tij. Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e arrestit në shtëpi.

Ish-administratori i kompanisë publike “Eco-Elb” në Elbasan, Leli Kaja, mohon akuzat e SPAK për korrupsion pasiv, duke pretenduar se nuk ka kërkuar dhe as nuk ka marrë para nga biznesmeni Artan Topi.

Sipas tij, zarfin me 4 milionë lekë të vjetra e kishte gjetur në pjesën e pasme të automjetit të tij, pa pasur dijeni se kush e kishte vendosur aty.

Kaja e ka mbrojtur këtë qëndrim edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit, e cila më 29 tetor 2026 vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit në shtëpi, të caktuar nga shkalla e parë më 9 shtator.

Ish-administratori, i cili drejtonte landfillin dhe inceneratorin e Elbasanit që prej vitit 2022, u arrestua në flagrancë më 5 tetor 2026, nën dyshimin për korrupsion pasiv.

Sipas dosjes së SPAK, biznesmeni Artan Topi, pronar i shoqërisë “Arteo 2018”, e kishte kallëzuar Kajën më 29 shtator, duke pretenduar se ky i fundit i kishte kërkuar 400 mijë lekë të reja për të vijuar pagesat për një tender të fituar nga kompania e tij pranë “Eco-Elb”.

Nga verifikimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se “Arteo 2018” kishte fituar në nëntor të vitit 2025 tenderin me objekt “Blerje kamioni vetëshkarkues”, me fond limit 4.1 milionë lekë të reja. Kontrata mes palëve ishte nënshkruar në fillim të vitit 2026, ndërsa pagesat do të kryheshin me këste.

Në dëshminë e tij, Topi ka deklaruar se që prej shkurtit 2026 kompania “Eco-Elb” nuk kishte kryer pagesa në llogarinë e tij, duke argumentuar se kamioni kishte probleme teknike. Në fund të shtatorit, sipas biznesmenit, ai kishte biseduar me Kajën për të gjetur një zgjidhje, por administratori i kishte kërkuar 400 mijë lekë të reja në këmbim të vijimit të pagesave.

Pas kallëzimit, Topi bashkëpunoi me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), duke rënë dakord për kryerjen e veprimeve të stimuluara.

Sipas dinamikës së përshkruar në dosjen hetimore të lexuar nga “Boldnews.al”, biznesmeni shkoi në ambientet e “Eco-Elb”, i shoqëruar nga shoferi i tij, i cili ishte agjent i BKH-së. Fillimisht, ai takoi Kajën në zyrë, por më pas, sipas dosjes, u orientua që zarfin me para ta vendoste në pjesën e pasme të automjetit “Pick-Up” që përdorte administratori.

Dosja përshkruan se Topi e la zarfin në automjet, ndërsa Kaja u afrua pak më vonë, e mori atë dhe e vendosi në xhepin e xhaketës. Në atë moment ndërhynë agjentët e BKH-së, të cilët po ndiqnin veprimet në terren, dhe e arrestuan në flagrancë.

Në ankimin e tij në Apelin e Posaçëm, Kaja ka mohuar se i ka kërkuar apo marrë para në formë korrupsioni nga biznesmeni Topi. Ai ka pretenduar se pagesat për blerjen e kamionit ishin kryer plotësisht dhe se nuk kishte asnjë arsye për të ushtruar presion korruptiv ndaj sipërmarrësit.

Megjithatë, një nga çështjet kryesore të shqyrtuara nga gjykata ishte mënyra se si zarfi i vendosur në pjesën e pasme të automjetit përfundoi në xhepin e xhaketës së Kajës.

Ish-administratori dhe mbrojtësit e tij ligjorë kanë argumentuar se fakti që paratë u gjetën në zotërimin e tij nuk provon vetvetiu ekzistencën e një marrëveshjeje korruptive. Sipas tyre, shuma nuk iu dorëzua drejtpërdrejt Kajës, por u la në karrocerinë e hapur të automjetit, në mungesë të tij dhe pa një marrëveshje të regjistruar.

“Paratë nuk m’u dorëzuan mua në dorë. Ato u lanë nga kallëzuesi në karrocerinë e hapur të një automjeti, në mungesë timen dhe pa ndonjë marrëveshje të regjistruar”, është shprehur Kaja gjatë seancës, sipas dosjes së bërë publike nga “Boldnews.al”.

Mbrojtja ka ngritur gjithashtu dyshime se ngjarja mund të ketë qenë një skenar i ndërtuar nga Policia Gjyqësore dhe kallëzuesi, duke këmbëngulur se zotërimi fizik i parave nuk provon një marrëveshje paraprake korruptive.

Por argumentet e paraqitura nga Kaja nuk bindën trupën gjykuese për të ndryshuar masën e sigurisë. Më 29 tetor 2026, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi arrestin në shtëpi ndaj ish-administratorit të “Eco-Elb”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In