Berisha për përplasjet në protestë: Personat që krijuan incidente ishin të paguar, nuk ishin studentë

8 Nëntor 2026 | 13:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës së djeshme para Ministrisë së Arsimit, mes protestuesve dhe simpatizantëve demokratëve.

Berisha ka mohuar që incidentet të jenë shkaktuar nga studentët, duke pretenduar se personat që provokuan përplasjet ishin të paguar dhe nuk kishin lidhje me protestën studentore.

Ai deklaroi se Partia Demokratike do të vijojë të mbështesë studentët, dhe u bëri thirrje edhe forcave të tjera opozitare dhe qytetarëve t’i bashkohen kauzës së tyre.

Deklarata e plotë:

“Siç e patë ju, asnjë incident nuk pati nga studentët. Zero incidente. Unë mund të them ty, i kam dhe emrat e tyre. Dhe mund t’ua them, por vetëm për hir të asaj që s’po më duket e drejtë se do ta marrin si një sulm të egër personal, por absolutisht ata ishin që të gjithë të paguar fort për të provokuar dhe për të krijuar incidente.

Në qoftë se e vutë re, pikërisht aty ku u krijuan ato dy-tre, ndodheshin si për çudi mediat e qeverisë që t’i filmonin.

Por ata edhe njëherë, nuk janë studentë. Ju i rishihni edhe njëherë videot. Janë persona që ka prej tyre dhe 40-50 vjeç, ka të tjerë 30-vjeçarë me radhë, kështu që s’kanë asgjë të përbashkët me studentët.

Por një gjë, në qoftë se ju quani studentë disa eksponentë që i morën shpirtin Flamingove, gaboni. Ata janë rrezik për çdo lëvizje. Ata janë zjarrfikës të paguar profesionistë. Kështu që nuk kanë asgjë të përbashkët me protestën.

Kurse, ata që thonë se kjo protestë ishte e popullit, dje populli siç e patë ishte populli demokrat. Dhe ka qenë dhe do të jetë populli demokrat në mbështetje të studentëve, në mbrojtje të tyre.

Që kur ka filluar revolta studentore, e cila është thirrur dhe njëherë nga Sindikata e Pavarur e Arsimit të Lartë, thirrje të cilës të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në universitete, në shkolla të mesme dhe jashtë universiteteve u janë përgjigjur ndër të parët.

Deputetët e Partisë Demokratike, drejtuesit e saj, në mënyrë konstante kanë marrë pjesë në to. Dhe përveç pjesëmarrjes si mbështetje, kanë bërë një mbrojtje efikase të studentëve nga policia, narkopolicia, nga proceset gjyqësore dhe të tjera.

Janë mbi 600 studentë, të cilët kanë marrë mbrojtje ligjore nga zyra jonë ligjore.  Ndaj dhe ne jemi parti proteste.  Kemi lindur në protestë dhe do të jemi në këtë protestë.  Jo me simbolet tona, në respekt të studentëve dhe pluralitetit të tyre, por në mbështetje të plotë.  Dhe unë ftoj edhe njëherë të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë qytetarët, t’i mbështesim studentët”, tha Sali Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, propozoi krijimin e një koalicioni qytetar-politik, të thirrur nga studentët, pedagogët dhe protestuesit, si dhe daljen me një kandidat...
12:30 | 08/11/2026

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, duke ekstraduar nga Barcelona e Spanjës 41-vjeçarin Arnold Jaho, i cili ishte...
12:16 | 08/11/2026

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë....
11:13 | 08/11/2026