Ekspertët gjermanë zbulojnë gabimet e pandemisë COVID-19: Shkenca, politika dhe mediat dështuan në komunikimin me qytetarët Sjellja e pazakontë e një maceje ka ndihmuar në zbulimin e një rrjedhjeje të rrezikshme të monoksidit të karbonit në një banesë në periferi të Trevisos, në Itali.
Falë mjaullimave të vazhdueshme të kafshës, një 29-vjeçare nisi të dyshonte se diçka nuk shkonte, pak para se të përfundonte në spital për shkak të helmimit nga gazi.
Sipas raportimit të autoriteteve shëndetësore, gruaja kishte filluar të ndiente marramendje, por fillimisht nuk e kuptoi se çfarë po e shkaktonte gjendjen e saj. Ndërkohë, macja e saj sillej në mënyrë të pazakontë dhe mjaullinte pa pushim, duke tërhequr vëmendjen e së zonjës, shkruajnë mediat italiane.
Pavarësisht shqetësimeve, 29-vjeçarja doli nga banesa për të shkuar në punë. Megjithatë, gjatë udhëtimit simptomat nuk u larguan. Ajo vendosi të ndalonte automjetin dhe telefonoi shërbimin e urgjencës 118.
Personeli mjekësor dyshoi për helmim nga monoksidi i karbonit dhe organizoi transportimin e saj drejt spitalit Ca’ Foncello në Treviso. Analizat konfirmuan dyshimet, ndërsa gjendja kërkoi trajtim në një dhomë hiperbarike.
Edhe bashkëshorti i saj u dërgua në urgjencë për kontroll, pasi prania e gazit u konstatua edhe në shkallët e ndërtesës. Ai dhe familjarët që jetonin në katin e sipërm u larguan më vonë nga spitali.
Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur identifikimin e burimit të rrezikut. Pas kontrolleve në banesë, ata zbuluan se shkak i rrjedhjes ishte një kaldajë me defekt, e cila prodhonte përqendrime të larta të monoksidit të karbonit.
Top Channel