Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

8 Nëntor 2026 | 13:47

Në Serbi të dielën janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave kombëtarë të pakicave. Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi u ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00. Të drejtë vote kanë 481.789 votues të regjistruar në listat e posaçme zgjedhore.

Qytetarët votojnë për listën zgjedhore të pakicës së tyre kombëtare, teksa mandatet më pas do të ndahen në përpjesëtim me numrin e votave të fituara.

Me votim të drejtpërdrejtë do të zgjidhen anëtarët e këshillave të 21 pakicave kombëtare, ndër të cilat janë pakicat kombëtare shqiptare, boshnjake, bullgare, bunjevci, vllahe, hungareze, rome, rumune, rutene, sllovake, kroate dhe malazeze.

Anëtarët e këshillave të pakicave gorane dhe ruse do të zgjidhen përmes kuvendeve të delegatëve, të cilat do të organizohen në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.

Gjashtë pakica kombëtare kanë vetëm nga një listë zgjedhore, ndërsa të tjerat kanë të paktën dy.

Për zgjedhjen e këshillit kombëtar për pakicën shqiptare, të drejtë vote kanë 37.759 votues.

Këshillat kombëtarë në Serbi përfaqësojnë komunitetet e pakicave në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhëve dhe teksteve.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi do t’i publikojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve jo më vonë se 96 orë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Transportonte kundrejt pagesës emigrantin afgan drejt Gjirokastrës, arrestohet 32-vjeçari, kishte thyer “Arrestin në shtëpi”

Një 32-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant nga Afganistani, i cili kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri nga...
13:31 | 08/11/2026

Berisha për përplasjet në protestë: Personat që krijuan incidente ishin të paguar, nuk ishin studentë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës së djeshme para Ministrisë së Arsimit, mes protestuesve dhe simpatizantëve demokratëve....
13:23 | 08/11/2026

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, propozoi krijimin e një koalicioni qytetar-politik, të thirrur nga studentët, pedagogët dhe protestuesit, si dhe daljen me një kandidat...
12:30 | 08/11/2026