Spahiu: 50 milionë euro për rishikimin e bonusit të bebes, nga korriku 2027 përfitime mujore për fëmijët deri në 5-vjeç

Mbështetja për familjet në nevojë dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët, ishin në fokus të mesazhit të ministres Klodiana Spahiu nga Korça.

Ministrja prezantoi disa prej masave të parashikuara në politikat e reja të kujdesit social, duke bërë të ditur se në buxhetin e vitit 2027 do të parashikohen fonde për institucionet e përkujdesit, zgjerimin e shërbimeve sociale dhe rishikimin e bonusit të bebes, me përfitime mujore për fëmijët deri në 5 vjeç nga 1 korriku 2027.

Të lidhura

None found

Mesazhi i ministres Klodiana Spahiu:

“Çdo fëmijë meriton një familje. Çdo familje meriton mbështetje.

Sot, nga Korça, përcjellim një mesazh të qartë: mbrojtja e fëmijëve nuk është thjesht një detyrim institucional, por një përgjegjësi kombëtare.

Me ligjin e ri për kujdesin alternativ dhe Planin e Garancisë për Fëmijët 2026–2030, po ndërtojmë një sistem që vendos fëmijën dhe familjen në qendër të politikave sociale.

Korça është një shembull konkret i këtij transformimi: nga kujdesi institucional drejt shërbimeve që mbështesin familjen dhe komunitetin.

Në bashkëpunim me pushtetin vendor, Bashkimin Europian dhe UNICEF-in, synojmë ta zgjerojmë këtë model në të gjithë Shqipërinë.

Buxheti i vitit 2027 do të përfshijë 1.4 mld lekë për 28 institucione të përkujdesit shoqëror. Por veçanërisht për fëmijët do të shtohen për herë të parë 50 mln euro për rishikimin e Baby Bonus të përkthyera tashmë në përfitime mujore për fëmijët deri në moshën 5 vjeç, për familjet me të ardhura te pakta, nga 1 korriku 2027. Fondi social është një tjetër instrument i parashikuar në këtë projektbuxhet prej 480 mln lekë për të mbështetur bashkitë e vendit për ngritjen e zgjerimin e shërbimeve sociale territoriale.

Sepse suksesi i një qeverie nuk matet vetëm me zhvillimin ekonomik, por edhe me mënyrën se si kujdeset për fëmijët e tij.

Asnjë fëmijë pa përkujdesje. Asnjë familje pa mbështetje”.

 


Shtuar më 8.11.2026 13:45

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişa