Aksident tragjik në Kroaci, autobusi përmbyset në autostradë, dy të vdekur dhe 33 të plagosur

8 Nëntor 2026 | 10:57

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 33 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në Kroaci, ku një autobus u përplas me barrierën e sigurisë dhe u përmbys në autostradë.

Media kroate HRT, ka publikuar informacione nga policia dhe ekipet e emergjencës ku thuhet se autobusi, i cili ishte i mbushur me pasagjerë dhe po udhëtonte drejt Zagrebit, doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore, duke përfunduar i përmbysur.

Komandanti i zjarrfikësve të qarkut të Zagrebit, Dario Kezeric, bëri të ditur se gjashtë prej personave të lënduar, ndodhen në gjendje të rëndë.

Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 33 pasagjerë dhe dy drejtues mjeti. Sipas informacioneve paraprake, autobusi kishte targa serbe.

Autoritetet kroate kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Egjipti zbulon rezervë të re gjigante gazi në Mesdhe, vlerësohet në 200 miliardë metra kub

Egjipti ka njoftuar zbulimin e një rezervuari të ri të gazit natyror në Detin Mesdhe, me vlerësime paraprake që flasin për rreth 200 miliardë metra...
13:42 | 08/11/2026

“Kam punuar në bunkerin e Hitlerit përpara se t’u arratisja nazistëve”, historia e jashtëzakonshme e 101-vjeçarit polak

Ches Black është një nga të mbijetuarit e Luftës së Dytë Botërore, historia e të cilit përmbledh tragjedinë, guximin dhe qëndresën përballë një prej periudhave...
13:12 | 08/11/2026

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, të paktën 21 viktima

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi një varkë që transportonte emigrantë u përmbys në brigjet e Senegalit. Autoritetet kanë konfirmuar viktimat, ndërsa operacionet...
11:28 | 08/11/2026