Në Prishtinë përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

8 Nëntor 2026 | 13:59

Në ceremoninë e përkujtimit të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë në nderim të atyre që shërbyen dhe humbën jetën në konflikte të armatosura u përkujtuan ushtarët britanikë që kanë vdekur në Kosovë.

Në fillim të ceremonisë, përmes një lutje u kujtuan 14 ushtarë britanikë.

Më pas u vendosën lule tek lapidari i ushtarëve britanikë të rënë në Kosovë, ku filloi me ambasadorin e Britanisë në Prishtinë, Jonathan Hargreaves.

Në ceremoni ishin prezent edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci e Bashkim Jashari nga FSK.

Ndërkohë, Mary Ann Hennessey, udhëheqëse e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë përmes një lutjes tha “Mençuria që vjen nga lart është para së gjithash e pastër, pastaj paqedashëse, e butë, e gatshme të lëshojë pe, plot mëshirë dhe fryte të mira, pa asnjë gjurmë anshmërie apo hipokrizie”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të shtunën udhëtoi drejt Republikës së Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris...
19:10 | 07/11/2026

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha të shtunën se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, pasi, siç shpjegoi ai, “me...
15:10 | 07/11/2026

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me të cilën ka...
22:15 | 06/11/2026