Mësuesi i fiskulturës që u denoncua nga 7 nxënëse të mitura për ngacmim seksual në Selenicë, ka mbërritur këtë të diel në Gjykatën e Vlorës, ku do të njihet me masën e sigurisë.
35-vjeçari me inicialet A.A., mësues në shkollën “Hajredin Beqari”, u ndalua më 6 nëntor, pasi 7 vajza të moshave 14–17 vjeçe denoncuan se ishin ngacmuar seksualisht prej tij në ambientet e shkollës.
Sipas të dhënave të bëra publike, mësuesi dyshohet se i ngacmonte vajzat me fjalë dhe gjeste. Një nxënës i shkollës tregoi për Report Tv se e kishte dëgjuar mësuesin t'u drejtohej vajzave me fjalët “Hajde te lali zemra”.
Denoncimi u bë fillimisht pranë autoriteteve arsimore në Selenicë, të cilat njoftuan policinë. Ndërkohë, kolegët e 35-vjeçarit thanë se ishin habitur nga lajmi, pasi sipas tyre, ai kishte pasur sjellje korrekte dhe nuk kishin marrë ankesa më parë .
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë








Komente
Komento