Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkon një koalicion qytetar-politik mes protestuesvem studentëve e pedagogëve për të formuar një front për zgjedhjet e ardhshme.

“Ndërtimi i një koalicioni qytetar politik të thirrur nga protestuesit, studentët, pedagogët, pa asnjë përjashtim politik, si një front i qartë kundër korrupsionit, dhunës, pabarazisë dhe qeverisë së Edi Ramës dhe me një qëllim thelbësor, zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thotë Mediu.

Ai rendit 6 kërkesa, ndër të cilat dorëheqjen e kryeministrit, qeveri teknike, reformën zgjedhore, reformën territoriale, kufizimin në dy të mandateve të shefit të qeverisë dhe “daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të dalë nga koalicioni qytetar-politik sipas kritereve dhe procedurave të vendosura nga ky koalicion.”

Kjo e fundit, sipas tij, është “rruga e vetme” për të sfiduar kryeministrin Edi Rama.